//

Përse s’po e vazhdon kontratën me PSG-në? Përgjigjet Mbappe

Kylian Mbappe është pyetur në konferencë për shtyp se përse po refuzon ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Kontrata aktuale e yllit francez do të skadojë në vitin 2024, por ai nuk ka pranuar ta vazhdojë atë për një vit tjetër, siç ishte parashikuar në marrëveshjen e bërë verën e kaluar, kur edhe e “tradhtoi” Real Madridin për t’i qëndruar besnik ekipit nga “Parku i Princave”, shkruan DTV.

Por, nënkampioni i botës është treguar i rezervuar dhe nuk ka dashur të japë shumë detaje rreth vendimit të tij, të cilin shumëkush e lidh me një transferim të tij të mundshëm në Real Madrid.

“Nuk besoj se duhet t’i shpjegoj askujt asgjë. Njerëzit mund të flasin dhe të kritikojnë, unë i pranoj të gjitha. Në jetë janë shumë gjëra që nuk i kuptojmë sepse nuk i kemi krejt faktet dhe informacionet në dispozicion. Unë e di se çka bëj”, deklaroi Mbappe, i cili mund të shitet nga sheikët arabë në verën e këtij viti.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.