/

Bideni e quan Presidentin e Kinës diktator një ditë pasi e dërgoi Blinkenin me qëllim ç’tensionimin e raporteve

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur presidentin e Kinës Xi Jinping diktator. Këto komente të presidentit amerikan vijnë vetëm pak kohë pas tentimeve për ulje të rivalërisë në mes të dy shteteve.

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur presidentin kinez Xi Jinping “diktator” dhe tha se Xi është shprehur i turpëruar kur një balonë kinez ishte rrëzuar nga Amerika më herët në këtë vit, raporton DTV.

Bideni i bëri këto komente një ditë pasi sekretari i shtetit Antony Blinken shkoi për të takuar Xi-në në një udhëtim për në Kinë, udhëtim ky që për qëllim pati uljen e tensioneve midis dy vendeve.

“Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë që unë e rrëzova atë balonë me dy vetura të mbushura përplot me mjete spiunazhi është se ai nuk e ka ditur se balona ishte aty”, tha Bideni në një ceremoni fond-mbledhëse në Kaliforni të Martën. “Ky është një turp i madh për diktatorë. Që ata të mos e dijnë çfarë po ndodhë. Ajo balonë nuk supozohej të shkonte nga po shkonte. (Ne) e rrëzuam sigurisht”, shtoi Bideni.

Një balonë që dyshohet të ketë qenë kineze fluturoi në qiellin amerikan këtë shkurt. Ky incident dhe shkëmbimet e takimeve midis zyrtarëve të Amerikës dhe Taiwan-it i kanë eskaluar tensionet midis ShBA-ve dhe Kinës. Në mars, Xi-u siguroi mandatin e tretë të tijin si president i Kinës, duke e bërë kështu atë liderin më të pushtetshëm të Kinës që nga koha e Mao Zedong-ut.

Pritet që në fund të kësaj jave, Biden-i do të takojë kryeministrin e Indisë, Narendra Modi-in, dhe Kina pritet të jetë temë diskutimi midis dy liderëve.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.