/

Rast i tmerrshëm në Gjakovë, vriten dy vëllezër

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës, të dielën ku dy persona kanë mbetur dy vrarë.

Lajmi është konfirmuar nga Lumni Grainshta, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Ai e ka konfirmuar se dy viktimat ishin vëllezër.

Ndërkaq i dyshuari për krimin e kryer ndodhet në arrati.

Policia e Kosoës është në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon hetimet.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për dy vëllezër, njëri prej të cilëve ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital.

Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë.

Derisa ende nuk dihen rrethanat apo shkaku se i kësaj vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.