/

Lajçak flet për dialogun Kosovë-Serbi, në takim me zëvendës Sekretarin e NATO-s

“Pata mundësi ta takoj Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm, Mircea Geoana dhe ambasadorët e NATO-s dhe të diskutojnë zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun”, ka shkruar Lajçak.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm dhe ambasadorët e NATO-s me të cilët ka biseduar për zhvillimet e në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lajçak përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Javën që shkoi  Lajçak është takuar me Jens Plötner, kryekëshilltar diplomatik të kancelarit gjerman, Olaf Scholz për Kosovën.

Lajçak tha se gjatë takimit në Berlin me Plotner është diskutuar për vizitën e fundit të tyre në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën.

Po ashtu është folur për hapat e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi, si proces për normalizimin e mardhënieve mes dyja shteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.