DTV Media

Suggestions

  • Opinion
  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV

DTV Media

Globale/Lajme

Këtë çka pa Bota nga pamjet e tmerrshme të ushtarëve rusë, për Putini është katastrofë!

by admin
October 5, 2022October 5, 2022

Me fillimin e luftës në Ukrainë, Rusia ka treguar fytyrën e saj të vërtetë – e jo siç Putin e proklamonte gjithmonë si të fuqishme, të përgatitur dhe mirë të trajnuar.

Derisa presidenti rus Vladimir Putin para ekraneve televizive ka dëshirë të prezantojë ushtrinë e vendit të tij si superfuqi botërore, faktet nga terreni e thonë krejt të kundërtën.

Fillimisht armët e vjetra i “tradhtuan” ushtarët rusë në shumë raste gjatë fushëbetejave në Ukrainë, ku nuk u shkrepën dhe pushkët automatike kallashnikov ishin të mbuluara nga ndryshku.

Sikur kjo të mos i mjaftonte, mobilizimi i pjesshëm shfaqi të metat e tjera të ushtrisë së Putinit, ku shumë prej rezervistëve nuk kishin përvojë ushtarake dhe shumica prej tyre ishin me flokë të thinjura dhe rrudha në fytyrë.

Kur bëhet fjalë për akomodim dhe medikamente, shumë video të publikuara në internet, shfaqnin dhomat e tmerrshme ku rezervistët rusë flinin pa shtretër, dyshekë e as batanije e çarçafë.

Në to kishte myk dhe mungonte ndriçimi, higjiena nuk ishte në nivel kurse brenda një dhome flinin mbi 20 persona – një dëshmi tjetër që Putini do të dëshironte që ato pamje të mos shpërndahen nëpër botë.

E rasti më i fundit është ai i një rezervisti rus, i cili shihet duke mbështjellë këmbët me një lloj fashe të ngjashme me shumë me peshqirë, dhe më pas mbathte çizmen që as përafërsisht nuk i ngjan një çizme të ushtarit siç jemi mësuar t’i shohim nga vendet anëtare të NATO-s dhe ushtrisë më të fuqishme në botë – asaj amerikane.

Share this
  • Facebook
  • Messenger
  • Twitter
  • Pinterest
  • Linkedin
  • Whatsapp
  • Reddit
  • Email

admin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

Gallery

© 2022 DTV të gjitha të drejtat e rezervuara

  • Për DTV
  • Privacy
  • Help
  • Terms
  • Kontakti

në fokus

Vuçiç s’firmos marrëveshjen për sanksionet ndaj Rusisë? Zbulohet lëvizja e presidentit serb

Aleksandër Vuçiç, presidenti serb nuk ka firmosur marrëveshjen për sanksionet

Ngjarje e rëndë, babai vret me thikë dy vajzat e tij: Ishte çështje nderi

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur ditën e djeshme në

“Ka ardhur ora e llogarisë”, plas lufta, Turqia nis sulmet ajrore – vdesin 12 persona

Turqia ka sulmuar disa qytete të Sirisë veriore mbrëmjen e

BE kërcënon Serbinë: Do t’ju pezullojmë liberalizimin e vizave shkau i emigrantëve

Për rritjen e numrit të emigrantëve përmes asaj që njihet

  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV