Mbytet një 20-vjeçar nga Shkodra në plazhin e Velipojës.
ABC News, raporton se i riu ka dalë nga uji në një gjendje të rënduar shëndetësore.
Menjëherë ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetesore të Velipojës duke i dhënë ndihmën e parë, por 20-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.