Dy persona janë arrestuar nga policia.
N.Xh, 49 vjeç dhe D.K, 48 vjeç, në kohëzgjatje prej 45 minutash i kanë marrë peng katër kosovarë, duke i mbyllur në garazhin e një banese në lagjen 13 në Durrës, ku ata kishin shkuar për pushime.
Sipas Policisë së Shtetit, rasti kishte ndodhur me pretendimin se ata nuk e kishin kryer pagesën e akomodimit.
“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit përcjell DTV.