//

Kosova renditet e katërta në Kampionatin Evropian U16, Divizioni C

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Kosova është renditur e katërta në Kampionatin Evropian U16, Divizioni C.

Sipas MKRS-së, Qipro doli në vend të parë në lojën kundër Azerbejxhanit, e Andorra të tretin kundër Kosovës duke përmbyllur kështu Kampionatin Evropian U16 në basketboll, Divizioni C, ku morën pjesë 9 shtete, kampionat i organizuar në Kosovë nga FBK, raporton Klan Kosova.

“Djemtë e ekipit tonë në këtë kategori sonte u ndeshën me Andorrën, me performancë të mirë, mirëpo rezultati përfundoi në favor të Andorrës”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.