Thellohet tragjedia/ Vrau gruan e tij në banesë, gjendet i vdekur Gjergji

Autori i ngjarjes së mbrëmshme në fshatin Zëmblak të Maliqit është gjetur i vrarë nga policia.

Dyshohet se Gjergj Mullalli i cili vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij,

Luiza Mullalli në banesë është vetëvrarë me të njëjtën armë.

Ai ishte në arrati.

Luiza Mullalli, u vra nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli dhe u hodh në gropën septike.

Luiza ishte nënë e tre fëmijëve, përkatësisht dy vajzave të moshave 24 dhe 23 vjeç dhe një djali 21-vjeçar.

Familjarët thonë se çifti ishte në proces divorci dhe prej muajit Nëntor viktima kishte urdhër mbrojtje nga gjykata e Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.