Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Abdurrahman Shala’.
Sinjali mëson se viktima është Art Hasku, 22-vjeçar.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se të ndjerin e kanë gjetur të shtrirë në shtrat në shtëpinë e tij dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve të para, i riu dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e abuzimit me lëndë narkotike.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.