/

Shqipëri, pamje si në filma: Në pamundësi t’i ikë policisë, vret vetën

Policia ka publikuar pamjet e operacionit ku po kërkohej vrasësi i 46-vjeçarës, Luiza Mullai në Maliq të Shqipërisë.

Siç njofton policia dhe siç duket dhe nga pamjet, 55-vjeçari ishte rrethuar nga efektivët.

Në shenjë rezistence ai ka hapur zjarr ndaj policëve, por duke parë se nuk kishte nga të shkonte ka vendosur t’i jap fund jetës.

Kujtojmë se Gjergji Mullalli, 55-vjeçar vrau mbrëmë bashkëshorten e tij me armë zjarri dhe më pas e hodhi në gropën e ujërave të zeza pranë banesës së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.