/

Gjuajte me armë në një lokal në Klinë, vdes një person

Ka vdekur personi që u plagos sot rreth orës 16:40 në një lokal në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Nga QKMF në Klinë kemi marrë informacion se personi i plagosur në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Ndërsa personi i dyshuar është në arrati. Prokurori i rastit është duke shkuar në vendin e ngjarjes”, ka thënë Nikçi.

Ndryshe, rasti ka ndodhur para orës 17:00 të hënën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, tha se i plagosuri ishte dërguar në QKMF-në e Klinës.

Gashi gjithashtu bëri të ditur se i dyshuari është arratisur dhe se policia është në kërkim të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.