Një tetë vjeçar nga fshati Vranic i Suharekës nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve të marra, pasi atë dhe motrën e tij 6 vjeçare i kishte zënë dera e oborrit.
Sipas Policisë së Kosovës, të cilët kanë konfirmuar rastin, 8-vjeçari ka ndërruar jetë në emergjencën e Prizrenit kurse fëmija tjetër është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në QKUK.
“Sot me datë 07 08.2023 rreth orës 15:24 ne fshatin Vranic te Suharekës është raportuar për një incident.
Konkretisht dy fëmijë kane marr lëndime te renda pasi qe dera e oborrit e metalit është shkëputur dhe I ka zënë fëmijët (vëlla e motor 8 dhe 6 vjeçar).Fëmijët janë dërguar emergjencën e Prizrenit, ku njëri nga të lënduarit (D.L. 8 vjeç) ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve ndërsa fëmija tjetër në gjendje te rëndë është dërguar për në QKUK”, ka thënë Shaqir Bytyqi nga Policia rajonale e Prizrenit.