/

Ekskluzive: I dyshuari për vrasjen e dhëndrit në Klinë emër i njohur për Policinë

Klina u trondit sot nga vrasja që ndodhi në lokalin Coyote Lounge Bar, ku një person u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë vdiq.

Anton Prela po dyshohet se u vra nga Tush Frrokaj, i cili tashmë po kërkohet nga Policia.

Frrokaj, sipas informacioneve është emër i njohur për organet e rendit, për shkak të dosjes së tij penale.

Në bazë të informacioneve të para, Frrokaj ishte dhëndri i të ndjerit Prela dhe motivi që çoi në vrasjen e tij dyshohet se lidhet me disa konflikte familjare.

Një gjë e tillë pritet të konfirmohet gjatë hetimeve nga organet e rendit, me ç’rast do të zbardhen në plotni të gjitha rrethanat e rastit

Ndryshe, i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes, por teksa po kërkohej nga Policia, ai ka kryer një vepër tjetër.

Frrokaj ka grabitur një veturë në mes të rrugës, duke e kërcënuar shoferin dhe me të njëjtin automjet është arratisur.

Njësitet policore tashmë janë aktivizuar dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.