/

Vdekja e dyshimtë në Deçan, kjo është gruaja që u gjet e varur në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Isniq të Deçanit ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se vendosi t’i japë fund jetës së saj.

Burimet kanë bërë me dije se bëhet fjalë për tashmë të ndjerën Shake Ahmetgjekaj, 55-vjeçare, e cila është gjetur e varur në oborrin e shtëpisë së saj.

Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se e ndjera është dërguar pa shenja jete në QKMF ku edhe është konstatuar vdekja e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pas ekzaminimit të vendit ku u gjet e ndjera, Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti ‘Hetim i vdekjes’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.