/

“E ça u bo bre?”; “Ka dekë njeri”: Çka thonë në videon pas momentit të vrasjes në lokalin e natës? (+18)

Disa pamje janë publikuar së fundi e ku paraqiten momente pas vrasjes që ndodhi në Runik të Skënderajt. Përtej pamjeve, edhe më interesate del audioja që dëgjohet nga disa prej pjesëmarrësve. Çka na thotë ajo?

“Shuni hej, qetësi,” – dëgjohet një zë burri duke thënë në lokalin e natës ku u vra një person dhe tre të tjerë mbetën të lënduar.

“O e kanë vra Nexhin,” – dëgjohet një zë vajze derisa një ose dy vajza tjera vazhdojnë të çirren pa pushim.

“E ça u bo bre?” – pyet një burrë, por nuk dëgjohet që dikush i jep një përgjigje për t’i treguar se çka kishte ndodhur.

“Ka dekë njeri,” – ndërkohë bërtet një grua, e revoltuar me dikë. Zëri i një burri që po ashtu bërtiste nuk kuptohet se çka po thoshte.

“Qetësi,” – bërtet një burrë, i stresuar. Një vajzë ndërkohë po qante.

“Nexhiiin,” – bërtet një grua jashtë lokalit.

Një dëshmitar ka treguar se një person me një bluzë ushtarake kishte hyrë në lokal dhe kishte gjuajtur në drejtim të pacaktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.