70 fluturime janë anuluar në aeroportin e Frankfurtit si pasojë e reshjeve të shumta.
Aeroporti më i madh i Gjermanisë u vërshua orët e vona të së mërkurës dhe e gjithë pista u mbush me ujë duke u pamundësuar pasagjerëve të zbresin nga avionët.
Një video nga aeroporti qarkulloi në rrjetet sociale, ku shiheshin avionë të parkuar në ujë.
Për më shumë se dy orë, trajtimi tokësor u ndalua, konfirmoi një zëdhënës i aeroportit.
Për sa u përket ngritjeve dhe uljeve, aeroporti i Frankfurtit u mbyll në orën 23:00 sipas kohës lokale.
Më shumë se 23 mbërritje të planifikuara u devijuan nga Frankfurti dhe sipas vlerësimeve fillestare nga aeroporti i Frankfurtit, mbi një mijë pasagjerë u prekën, përcjell albinfo.ch.