Ai ka publikuar nja hartë në të cilën tregohet rëndësia e urës edhe për përpjekjen e Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Gazetari i Financial Time, Max Seddon, i cili përcjell në vazhdimësi zhvillimet në Ukrainë që nga fillimi i luftës, ka reaguar edhe për ngjarjen e fundit që ka marrë vëmendjen e gjithë botës, atë të shpërthimit të urës së vetme që lidh Rusinë me rajonin e Krimesë, shkruan Gazeta Express.
Prishja e saj, siç shkruan Seddon është një fatkeqësi për Rusinë meqë tashmë Putinit do t’i mbetet vetëm një kanal tokësor për të furnizuar forcat në rajonet e Kherson dhe Zaprizhzhzhia, rajone në të cilat edhe ashtu është duke u tërhequr përballë kundërofensivës së Ukrainës.
Ura që lidhte Rusinë me Krimenë ishte përuruar nga Vladimir Putin me 2018 dhe ka qenë e një rëndësie jetike për rusët. Shpërthimi që e ka dëmtuar atë sot ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe ka shkaktuar dëmtim masiv.
Nga Ukraina ka pasur reagime të shumta, disa prej të cilave edhe tallëse, duke ia uruar ditëlindjen Putinit me një video të urës së shkatërruar .