Kërcet grushti mes dy personave në Pejë, njëri përfundon në spital e tjetri në pranga

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.

Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Një përleshje ka ndodhur edhe së fundi në Pejë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 46-vjeçari ka marrë lëndime trupore si pasojë e dhunës dhe për këtë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.