Amerikani Mark Dickey pësoi një gjakderdhje të papritur gastro-intestinale teksa ishte me eksploratorë të tjerë në shpellën e njohur të Morca në Turqi. Grupet turke të shpëtimit po nxitojnë tashmë për të gjetur atë, që dyshohet se u sëmur papritur gjatë eksplorimit të shpellës më shumë se 1,000 metra të thellë nën tokë.
Federata turke e eksploratorëve tha se 150 efektivë shpëtimi janë nisur në kërkim të 40-vjeçarit Mark Dickey.
“Operacioni është më i madhi për shpëtimin e një personi në një shpellë”, tha federata, duke shtuar se Dickeyt iu përkeqësua gjendja dhe më pas ishte vendosur në kampin e observimit në thellësinë 1,040 metra nën tokë, ku i ishte bërë një infuzion gjaku nga stafi mjekësor.
Morca është shpella e tretë më e thellë në Turqi që arrin një thellësi prej 1,276 dhe operacioni për nxjerrjen e mundshme të Dickey duhet të zgjasë disa ditë.