Një burrë nga Uganda ka bërë një gjë jo fort të zakonshme.
Ai të dielën është martuar me shtatë gra përnjëherë.
Bëhet fjalë për Ssaalongo Nsikonenne Habib Ssezzigu.
Ceremonia e martesës së tij u bë virale edhe në rrjetet sociale.
Madje burri tha se planifikon të martohet edhe me gra të tjera.
“Unë jam ende djalë i ri dhe në një të ardhme të afërt, në dashtë Zoti, nuk mund të them se do të ndalem me këtë”, tha ai.
Ai shtoi se mes grave nuk ka xhelozi.
“Nuk ka xhelozi mes grave të mia. Vendosa të martohem me të gjitha që të jemi një familje e madhe e lumtur”, shtoi burri.