//

Iu gjetën vazo me kanabis në ballkon, lirohet Enca

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë detyrim për këngëtaren Enca, në banesën e të cilit u gjetën 5 rrënjë kanabisi të mbjella në ballkonin e banesës së saj.

Këngëtarja Enca Haxhiaj, e arrestuar të martën (12 shtator) për kultivim të bimëve narkotike, pasi iu gjetën 5 vazo me rrënjë kanabis sativa në ballkonin e shtëpisë doli sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Prokuroria kërkoi arrest me burg. Këngëtarja ishte e pranishme por nuk foli.

Enca Haxhiaj veçse ka pranuar se është përdoruese e kanabisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.