Imazhet satelitore shfaqin shkallën e shkatërrimit në qytetin port të Libisë, ku nga shkatërrimi i dy digave dhe përmbytjeve të shkaktuara, humbën jetën mijëra njerëz.
Shirat e rrëmbyeshëm të shkaktuara nga stuhia Daniel bëri që dy diga të shkatërrohen në Derna, dhe qyteti të mbulohet nga uji dhe të shkatërrohen shtëpitë e ndërtesat.
Një sërë urash që lidhnin qytetin, i “mori me vete” uji që sipas zyrtarëve e kanë përshkruar si “cunami”.
96 për qind të pronave në këtë qytet janë shkatërruar, kurse lagje të tëra thjesht janë zhdukur plotësisht nga sasia e madhe e ujit.
Derna kishte 125 mijë banorë para se të goditej nga përmbytjet, kurse sipas ekspertëve numri i të vdekurve mund të shkojë nga 18 deri në 20 mijë.
Mbi 10 mijë tjerë konsiderohen të zhdukur dhe shumë tjerë të lënduar dhe që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.