/

Putin: Moska nuk i ka refuzuar kurrë bisedimet me Kievin

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Rusia “nuk i refuzoi kurrë bisedimet” me Ukrainën në përgjigje të një deklarate nga SHBA-ja se Moska po i pengonte diskutimet.

“Ne kurrë nuk i refuzuam bisedimet dhe nëse pala tjetër i dëshiron ato, është e mirëseardhur, ta themi në mënyrë të prerë, siç po them tani”, tha Putin në një konferencë të përbashkët me presidentin bjellorus Aleksandar Lukashnekon në Soçi të Rusisë.

Presidenti rus tha se një dekret i nënshkruar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vitin e kaluar që ndalonte negociatat me qeverinë e Putinit po bllokonte çdo diskutim të tillë.

“Ne nuk po dëgjojmë [asgjë në lidhje me bisedimet] nga pala tjetër”, tha Putin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha së fundmi se SHBA-ja nuk ka parë asnjë shenjë deri tani që Putin “është i interesuar për diplomaci kuptimplote”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.