“Presidenti Vuçiq dhe ambasadori Bocan-Kharchenko kanë diskutuar edhe për situatën në Kosovë, si dhe për çështje rajonale”, thekson njoftimi.
Presidenti serb Aleksandar Vuciq vazhdon t’i shtoj takimet me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko.
Në takimin e radhës, Vuçiq ka diskutuar për hapat e ardhshëm në raport me Kosovën dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.
Sipas njoftimit të Presidencës serbe, po ashtu është diskutuar për çështje rajonale.
Vuçiq e kishte takuar ambasadorin rus një ditë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës të nxituar nga strukturat paralele kriminale të Serbisë.
Po ashtu, ditë më parë presidenti serb pati takuar ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo, ku i kërkuar ndihmën rreth Kosovës.
Nuk është hera e parë që Vuçiq bënë kësi lloj takime, veçanërisht me Rusinë dhe Kinën, sa herë që ndodh ndonjë ngjarje e madhe në raport me Kosovën.