Një baba dhe vajza e tij po përballen me burgim të përjetshëm për vrasje dhe incest pasi në bodrumin e shtëpisë së tyre janë gjetur tre trupa foshnjash.
“Të gjithë menduam se ishte shtatzënë, mendoj se kishte lidhur rripa rreth barkut si korse. Kur u kthye, ndryshimi ishte i dukshëm. Ishte më e dobët, e hollë dhe vazhdimisht e lodhur. Kur e pyetëm për fëmijën, ajo u shtir si e habitur dhe e mohoi”, tha një prej kolegëve të saj. Një banor ka dhënë detaje të tjera për një gazetë lokale. “Ata jetonin si çift. Ajo e thërriste Piotr. Ecnin rrugës të kapur për dore. Disa muaj më parë, ai i qethi flokët që djemtë e tjerë mos t’ia hidhnin sytë”.
Organet ligjore po presin rezultatet e autopsisë që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së foshnjave. Ndërkohë policia vijon kontrollet për të parë nëse ka trupa të tjerë të varrosur rreth shtëpisë.