/

Ushtari rus vodhi kamerën brenda një shtëpie në Ukrainë, i vendosi në apartamentin e tij por harroi ta “resetojë”, po e vëzhgojnë live

Pamjet brenda apartamentit të ushtarit rus filluan të shpërndahen në rrjetet sociale, pasi që fillimisht i shpërndau blogeri ukrainas Yan Gordienko.

Një rus i cili gjatë luftës në qytetin ukrainas Lyman vodhi një kamerë monitorimi, e kishte marrë me vete kur është kthyer në Rusi, përkatësisht në Buryatia dhe e vendosi në apartamentin e tij.

Megjithatë, kishte harruar ta “resetojë”, dhe kështu pronari i dikurshëm i kamerës ka mundur të shoh gjithçka që ndodhte në apartamentin e ushtarit rus.

Ai thotë se ushtari rus vodhi kamerën nga shtëpia e miqve të tij, që u habitën kur mësuan se kamera sërish filloi të punonte.

Kështu çdo ditë ata kanë qasje në apartamentin e familjes së ushtarit rus, i cili duket se nuk është fare në dijeni që jeton në stilin e “Big Brother”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.