///

iPhone 15 mund të mbushë një iPhone tjetër

Modelet iPhone 15 dhe iPhone 15 Pro të Apple tanimë janë të pajisur me portin USB-C në vend të portit Lightning, si për qëllime të karikimit dhe transferimit të të dhënave, dhe tani ky port i ri lejon që iPhone-ët të karikojnë një gamë të gjerë pajisjesh me portin USB-C, duke përfshirë edhe një iPhone tjetër, raporton MacRumors.

Siç demonstrohet nga Marques Brownlee, i cili ndau videon në Twitter ai lidhi dy iPhone-ët me një kabllo që është për USB-C dhe po ashtu Lightning, dhe iPhone 15 e mbush versionin e vjetër të iPhone-it që ka portin Lightning.

 

Nëse lidhim me kabllo një iPhone Lightning me një iPhone 15 me USB-C, iPhone 15 gjithmonë do të sigurojë energji për iPhone-in me portin Lightning, edhe nëse bateria e iPhone 15 është më e ulët.

Kështu, në rast se lidhim një iPhone 15 me një iPhone 15 tjetër, të dyja pajisjet komunikojnë me njëra-tjetrën, për të përcaktuar se cili telefon ka bateri më pak në mënyrë që të transferojë energjinë tek tjetri.

Pra, nëse nuk keni shumë bateri në telefon dhe një mik i juaji posedon një iPhone 15 me një bateri të plotë, ju mund ta lidhni iPhone-in tuaj për ta mbushur telefonin tuaj.

Në rast të ndonjë telefoni Android USB-C, nëse pajisja Android ka mbështetjen USB Power Delivery dhe e lidhni me një iPhone me bateri më pak, pajisja Android do të jetë në gjendje të ofrojë energji për tjetrin.

Nëse telefoni Android nuk posedon mbështetjen USB PD, rezultati është i paqëndrueshëm dhe nuk ka asnjë mënyrë të parashikohet se cili telefon do të jetë karikuesi dhe cili do të ngarkohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.