//

“Është e vështirë të kuptosh”, Mourinho ‘shfryn’ ndaj Renato Sanchesit

Jose Mourinho nuk po përmbahet kur bëhet fjalë për Renato Sanchesin dhe lëndimet e tij. Vetëm dhjetë javë pas nënshkrimit të tij në huazim nga Paris Saint-Germain, Mourinho pyeti pse mesfushori është shpesh jashtë fushës.

Tash e disa sezone është evidente se Roma ka problem me lëndimet. Dhe nënshkrimi i Sanches, i cili jeton në një kalvar të vazhdueshëm, nuk dukej si kombinimi më i mirë.

Disa javë pas debutimit të tij, dyshimet konfirmohen. Dhe Mourinho, trajneri i tij te Roma, nuk kupton asgjë dhe ndihet i nervozuar.

 

“Ai është gjithmonë në dyshim dhe është e vështirë të kuptosh pse është gjithmonë i lënduar”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sky Italia pas fitores së Romës në Tiraspol.

“Bayern, PSG… dhe tani, nuk mund ta kuptojmë: ai luajti 45 minuta të dielën, pushoi tre ditë dhe më pas u lëndua pas 27 minutash”, përfundoi portugezi.

 

Këto fjalë habitën të gjithë për shkak të ashpërsisë së tyre. Mourinho pa sesi u lëndua bashkëkombësi i tij në fitoren e Romës ndaj Sherifit, në Ligën e Evropës dhe nuk e fshehu dot zhgënjimin.

Ky është dëmtimi i dytë i Renatos këtë sezon pas lëndimit të tij vetëm disa orë pas debutimit të tij, ku ai luajti 25 minuta atë ditë.

Ndeshja e Ligës së Evropës ishte ndeshja e dytë radhazi si titullar për Sanches pasi luajti të dielën e kaluar kundër Empolit, ku shënoi dhe luajti mirë. Por, lëndimet po e pengojnë sërish.

Leave a Reply

Your email address will not be published.