Podoliak rekomandon Perëndimin: Zyrtarisht duhet si gjenocid ta cilësoni agresionin e Rusisë në Ukrainë

“Forcat ruse kanë kryer sulme mbi infrastrukturën civile, vrasje masive dhe përdhunime, depërtim, ndarje të familje dhe shkatërrim të shkollave ukrainase”, shtoi Podoliak.

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podoliak, i ka kërkuar Perëndimit që zyrtarisht ta cilësojë agresionin rus në Ukrainë si gjenocid.

Në anën tjetër presidenti Zelensky vazhdimisht i ka bërë thirrje vendeve perëndimore që t’i vendosin sanksione më të ashpra Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë.

E sulmet ruse që u zhvilluan javën e kaluar mbi qytetet ukrainase, i kanë dënuar liderët e vendeve perëndimore, duke kërkuar që Putin menjëherë të ndalë gjakderdhjen.

Megjithatë, ukrainasit po vazhdojnë të mbrohen me tërë forcat dhe po vazhdojnë me kundërofensivën ndaj rusëve, duke i detyruar të tërhiqen nga shumë rajone që i kishin marrë nën kontroll që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.