/

Nga Washingtoni tregojnë: Ky është qëllimi dhe arsyeja pse sekretari Blinken telefonoi Kurtin dhe Vuçiqin

Në një konferencë për media, gazetarët kanë kërkuar më shumë detaje për këto telefonata të Blinken nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dje ka telefonuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic me të cilët ka prekur temën e dialogut mes dy vendeve dhe aspektet e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Price ka thënë se s’ka informacione lidhur me përmbajtjen e telefonatave dhe se do të bëhet një lexim i bisedave.

Megjithatë ka specifikuar se Blinken kishte planifikuar që t’i telefonojë liderët edhe të Kosovës edhe të Serbisë për t’ua treguar rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën dhe rëndësinë e qëndrimit në krah të Ukrainës përballë agresionit të Rusisë.

“Kjo është një pjesë e botës që i di më mirë se shumica pasojat e agresionit rus. Është një pjesë e botës që ka qenë një partner kyç në ndihmën për t’u ofruar partnerëve tanë ukrainas atë që u nevojitet”, ka thënë Price në konferencë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published.