Ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha në Euronews Albania se çdokush që do tentojë të futet në territorin e Kosovës, jashtë rregullave normale të një shteti sovran do të arrestohet, qoftë ky presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiq.
Ai tha se kjo do të ishte një sjellje normale dhe nuk ka çfarë të diskutohet apo të vihet në dyshim, pasi çdo shtet i pavarur dhe sovran do të vepronte në këtë formë.
Nuk ka këtu çfarë të diskutohet dhe as çfarë të vihet në dyshim. Kjo është një sjellje normale e çdo shteti sovran dhe do të ishte jo vetëm papërgjeshmëri por edhe dështim i gjithë institucioneve nëse kjo ndodh e ne nuk marrim ndërveprime. Ne jemi votuar për t’i shërbyer shtetit të pavarur dhe sovran të shtetit të Kosovës, për ta fuqizuar atë duhet që rendi dhe ligji të veprojnë”, tha Xhelal Sveçla.