/

Mediet serbe tregojnë moshën dhe vendin e plagëve të dy terroristëve serbë që u trajtuan në Novi Pazar

Mediat serbe kanë raportuar detaje të reja për dy serbët e grupit terrorist që ishin duke u trajtuar në spitalin e Novi Pazarit.

Gazetari i N1 që është media opozitare në Serbi, ka bërë të ditur se dy meshkuj 26 dhe 29 vjeçar kanë qenë duke u trajtuar në Novi Pazar.

Ata kanë qenë në terapi intensive në repartin kirurgjik në spitalin e Novi Pazarit. Njëri ka qenë i plagosur me armë zjarri në krah dhe këmbë, kurse tjetri në kraharor. Megjithatë, i dyti nuk ka pasur plagë të armës pasi ka qenë i mbrojtur me jelek anti-plumb.

Sipas gazetës serbe Danas, dy terroristët nuk ndodhen më në spitalin e Novi Pazarit pasi janë transferuar në një objekt më të madh shëndetësor.

Sot thuhet se të hënën në orën 12:00-13:00, i shoqëruar nga policia, është sjellë një tjetër i plagosur me armë zjarri në këmbë. Pas mjekimit, ai është transferuar edhe në një institucion tjetër shëndetësor.

Të dielën mediat raportuan se ka pasur prezencë të dukshme policore para repartit kirurgjik të spitalit të Novi Pazarit dhe sipas reporterit N1 – sot nuk ka policë me rroba civile

Leave a Reply

Your email address will not be published.