Raportohet se 10 mijë ushtarë ukrainas kanë përfunduar sot stërvitjen e tyre ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, raporton visegrad24.
Britania e Madhe është një ndër shtetet që më së shumti po kontribuon në luftën e Ukrainës.
Ata tani thuhet se po kthehen në vendlindje për të vazhduar mbrojtjen e territorit të pushtuar nga rusët.
Theksojmë se ky është grupi i dytë që përfundon trajnimin e tyre në shtetin britanik gjersa do të vazhdojnë edhe më tutje ushtrimet.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi kryesor që e ndihmon popullin ukrainas në rrafshin ekonomik, politik dhe humanitar.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikuar të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar shumë viktima dhe dëme materiale.
10 000 Ukrainian soldiers have just finished their military training in the UK and are now heading back to Ukraine to fight.
They are the second batch to finish their training in the UK.
🇬🇧🇺🇦
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 12, 2022