Ditë më parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se se brenda tryezës së bisedimeve, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e fyen atë dhe se ndërmjetësi Lajçak “nuk bën përpjekje që ta ndëprejë e as ta dënojë”.
“Ai (Vuçiqi) më ofendon dhe më shan në serbisht shumë shpesh gjatë këtyre dy viteve”, i ka thënë Kurti medias “The Guardian”. U kam kërkuar ndërmjetësve ta ndërprejnë dhe dënojnë, por kjo nuk ndodhë kurrë”, ka thënë Kurti gjatë një interviste për prestigjiozen “The guardian”.
Në lidhje me këtë ka folur ish ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni, i cili ndonëse ka thënë se i beson kryeministrit Kurti, është shprehur se si pjesëmarrës në takime nuk e ka dëgjuar asnjëherë Vuçiqin të shajë.
“E dëgjova diku që Kurti tha që Vuçiq shanë nëpër takime. Unë kam qenë në tre takime, nuk e kam dëgjuar t’u sha apo t’u e fy dikënd, nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë ndodhur kjo. Por, le të shajë Vuçiq sa të dojë, kjo nuk e përul autoritetin e cilitdo bashkëbisedues të Kosovës në anën tjetër të tavolinës. Diplomacia nuk duron skena të tilla dhe unë kam prirje t’I besoj kryeministrit Kurti që është saktësisht ashtu siç e ka thënë, nuk po e kontesoj”, ka thënë Hyseni në një intervistë televizive.