Elisabeth R. është 75 vjeç dhe sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Gjermanisë, është drejtuesja e një bande terroriste që po planifikonte kaos në Gjermani.
Pak e kërrusur, kjo zonjë e moshuar me flokë të bardha, që po zbret nga helikopteri, teksa në dorë ka një qese letre me patate, është një personazh i pazakontë.
Një nga objektivat e parë të saj ishte Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach. Ai do të rrëmbehej, kurse truprojat e tij do vriteshin nëse ishte e nevojshme.
Gjyshja e dyshuar për terrorizëm u arrestua të enjten në mëngjes në shtëpinë e saj dhe u dërgua në Gjykatën Federale në Karlsruhe.
Por ku është kjo e moshuar imcake, e cila kishte planifikuar që të krijonte një kaos të tillë në Gjermani, të ngjashëm me kushtet e luftës civile?
Fqinjët thonë se ajo ishte e çuditshme dhe e vetmuar. Një banor tha për BILD se e kishte parë rrallë. “Ajo kujdesej për kopshtin në mbrëmje me një fener,” tha ai.
Sipas informacioneve të BILD, ajo kishte kontakte të ngushta me skenën e ekstremit të djathtë. Tani ajo rrezikon një dënim të gjatë me burg.
Katër bashkëpunëtorët e saj, të gjithë gjermanë, janë arrestuar më herët.
Njëri prej tyre ishte kontabilisti Sven Georg B, 54 vjeç. Në bodrumin e banesës së tij, policia gjeti uniforma naziste dhe kallashnikovë.