/

Rajoni i përgjakur, NY Times e BBC raportojnë për foshnje e fëmijë të vrarë në Izrael

Gazetarët nga BBC dhe New York Times janë lejuar të hyjnë në Kibbutz Kfar Aza, një komunitet izraelit në kufirin me Gazën, ku janë vrarë njerëz kur Hamasi e kaloi kufirin të shtunën. Në mesin e të vdekurve ishin foshnje dhe fëmijë.

Ushtarët që kaluan pjesën më të madhe të ditës në rrënoja duke tërhequr trupat e civilëve thanë se kishte ndodhur një masakër. Duket se shumica e vrasjeve kanë ndodhur në orët e para të sulmit të shtunën.

Ushtrisë izraelite iu deshën 12 orë për të arritur atje, tha për BBC Davidi Ben Zion, zëvendëskomandant i Njësisë 71, një ekip parashutistësh me përvojë që udhëhoqi sulmin dhe luftimet vazhduan deri të martën në mëngjes.

“Falë Zotit ne shpëtuam shumë jetë të shumë prindërve dhe fëmijëve”, tha ai. “Fatkeqësisht, disa u dogjën nga Molotovi”.

New York Times raportoi se përtej sallës së ngrënies së fshatit, kopshtit dhe qendrës së kulturës, u shfaqën rreshtat e rregullta të shtëpive ngjyrë bezhë njëkatëshe. Dhe shkalla e tmerrit filloi të shpaloset …

Në total, më shumë se 1000 ushtarë dhe civilë janë vrarë në Izrael. Askush nuk mund të thoshte se sa prej tyre ishin këtu, në Kfar Azza, por ajo po shfaqet si një nga vendet më të përgjakshme. Ushtarët dhe punonjësit e shpëtimit thanë se shumë, ndoshta qindra, ishin masakruar aty, duke përfshirë gjyshër, foshnja dhe fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.