Njësitet policore të Stacionit Policor në Prizren, kanë arrestuar një person ku i njëjti kërkohej në bazë të urdhëresë së gjykatës, i cili ishte në arrati.
Më 12.10.2023, rreth orës 06:00, në Prizren është arrestuar i kërkuari A.B (33), gjinia mashkullore, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresë, i njëjti shoqërohet në stacionin policor Prizren.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej një vit e gjashtë muaj burgim, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.