Kreu i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi ka pranuar se forcat e sigurisë ishin fajtore për dështimin në parandalimin e sulmit të Hamasit të së shtunës.
“IDF është përgjegjëse për mbrojtjen e vendit dhe qytetarëve të tij, dhe të shtunën në mëngjes, në zonën përreth Gazës, ne nuk e realizuam atë”, tha ai.
“Do të mësojmë, do të hetojmë, por tani është koha për luftë”.