Rusët të frikësuar lanë municionin pas vetes në Kherson, 500 predha artilerie, 100 raketa antitank e shumëçka tjetër

Në një rajon të Khersonit, ushtarët duke u frikësuar se do të binin në duart e forcave ukrainase kanë mbrapa tyre shumë pajisje ushtarake.

Lufta e ukrainasve për të çliruar territoret e okupuara prej pushtuesve rus po vazhdon me intensitet të lartë.

Në Velyka Oleksandrivkan e çliruar, pushtuesit rusë lanë më shumë se 500 predha artilerie dhe raketa për lansuesit “Grad dhe Uragan”, si dhe më shumë se 100 raketa antitank dhe mina antitank.

Theksojmë Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armatim në vlerë prej 725 milionë eurove në Ukrainë.

Paketa e fundit përfshin raketa me shpejtësi të lartë kundër rrezatimit (HARM) dhe artileri të drejtuar me saktësi, si dhe furnizime mjekësore, tha në një deklaratë Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.

Ndryshe, rusët filluan pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.