//

Guardiola e di se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Man City

Pep Guardiola beson se trajneri i Brighton, Roberto de Zerbi, mund të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt.

Brighton ishte në gjendje të frenonte një City të fortë në një barazim 1-1 në Amex Stadium në përballjen e fundit mes tyre në Ligën Premier, falë trurit të zgjuar të trajnerit De Zerbit.

Sipas The Telegraph, Guardiola ishte aq i impresionuar me taktikat e tij në ndeshje, saqë vazhdoi të thoshte se italiani duhet të jetë “trajneri i ardhshëm i Man Cityt”.

Trajneri, i cili ka fituar dy herë tripletën është një admirues i madh i stilit të lojës së Brightonit, veçanërisht mënyrën se si ata ndërtojnë nga prapa.

Përdorimi nga De Zerbi i “njeriut të lirë” i cili u lejon lojtarëve të tij të marrin më shumë kohë në top përpara se të ndajnë kundërshtarët e tyre është gjithashtu diçka që lavdërohet nga Guardiola.

Në fakt, trajneri spanjoll nuk ka ngurrim të pranojë se përpiqet të mësojë nga metodat e De Zerbit.

Kontrata aktuale e Guardiolës me Cityn është deri në fund të sezonit të ardhshëm. Megjithatë, nëse 52-vjeçari nuk nënshkruan një zgjatje në Etihad, atëherë mbetet për t’u parë nëse De Zerbi do të marrë përsipër detyrën, me kusht që ai të mos nënshkruhet nga një gjigant tjetër evropian, pasi ‘aksionet’ e tij janë rritur.

Megjithatë, në një afat të shkurtër, dy nga mendjet më të mëdha të futbollit do të përpiqen të përmirësojnë njëri-tjetrin kur City të presë Brighton të shtunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.