/

Scholz mbështet me një kusht integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

“Një BE me 27, 30, 36 shtete dhe me më shumë se 500 milionë qytetare dhe qytetarë të lirë e të barabartë mund ta forcojë edhe më shumë rëndësinë e vet në botë”, tha Scholz.

Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh pro zgjerimit të Bashkimit Evropian në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin.

Në fjalën e tij, kancelari gjerman iu përgjigj edhe kritikave të vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama, për vonesën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Scholz iu tha Ramës se i qëndron idesë për zgjerimin e unionit, por me kushtin që vendet kandidate duhet të përmbushim domosdoshmërisht kriteret.

“Edi sapo konfirmova mbështetjen tonë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Mbështes zgjerimin e unionit. Fakti që Bashkimi Europian vijon të rritet drejt lindjes është fitore për të gjithë ne. Natyrisht që vendet kandidate duhet të përmbushin kriteret e anëtarësimit. Ndërsa ne do t’i mbështesim në mënyrën më të mirë të mundshme në këto përpjekje”, tha Scholz.

Scholz sërish apeloi për reforma në BE, për ta forcuar atë për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.