Jimmy Donaldson, i njohur si MrBeast, është krijuesi digjital më i suksesshëm në vitin 2023, sipas Forbes.
Fitimet e tij bruto të vlerësuara arrijnë në 82 milionë dollarë.
Në listë më pas janë Rhett & Link me 35 milionë dollarë, i ndjekur nga PrestonPlayz dhe Ryan Kaji me të njëjtën shumë, ndërsa në vendin e pestë është Jake Paul me 34 milionë dollarë fitime bruto.
10 më të suksesshmit e parë janë meshkujt, femra e parë gjendet vetëm në vendin e 11-të dhe është Charli D’Amelio.
Së bashku me të, në listë janë edhe Emma Chamberlain, Alexandra Cooper, Huda Katan dhe Bailey Sarian.