//

Pamje shqetësuese, 11-vjeçarja mbeti e varur tek rrota në një park argëtimi, u detyrua përfundimisht të kërcejë poshtë

Një vajzë 11-vjeçare mbeti e varur në një rrotë Ferris pasi një mosfunksionim bëri që ajo të rrëshqiste nga sedilja.

Tmerri kishte ndodhur në një park argëtimi në Rio Preto da Eva të Brazilit.

Siç thuhet, incidenti kishte ndodhur kur një bravë sigurie u shkyç në sediljen ku ajo dhe shoqja e saj ishin ulur, derisa shëtitja po vazhdonte.

Defekti bëri që sedlija të rrokullisej duke bërë që vajza dhe mikja e saj 13-vjeçare të mbesin jashtë.

Vajza më e madhe u rrëzua më shumë se 6 metra nga toka, derisa 11-vjeçarja arriti të kapej tek ndenjësja.

Pamjet e shpërndara tani tregojnë se si ajo mbeti varur derisa njerëzit shikonin të tmerruar.

Në fund, ajo pret derisa të jetë më afër tokës, për të kërcyer përfundimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.