Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar se ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.
Policia njofton se një zyrtar i bankës ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2 euro në vlerë 502 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
“FALSIFIKIM I PARASË Rr. Enver Maloku, Prishtinë 04.10-06.11.2023. Zyrtari i një banke, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë 502€, që dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raportin policor.
Në bankomatin e bankës nga një klient thuhet se është deponuar edhe një kartëmonedhë në vlerë 20 euro që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar.
“Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti në hetime”, bëhet e ditur tutje nga policia.