/

Bislimi sot pranon raportin e Komisionit Evropian

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pret në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Ambasadori Szunyog do t’i dorëzojë zëvendëskryeministrit Bislimi Raportin për Vendin 2023 për Kosovën nga Komisioni Evropian.

Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ambasadori Szunyog, pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku do të prezantojnë të dhënat e Raportit për Vendin 2023, thuhet në njoftim.

“VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, KOHA: 17:10”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.