Sipas sondazhit të kryer gjatë fundjavës, 53% e të anketuarve thanë se Truss duhet të japë dorëheqjen, me vetëm 20% që votuan të kundërtën.
Më shumë se gjysma e votuesve britanikë mendojnë se Liz Truss duhet të japë dorëheqjen si kryeministre dhe 80% fajësojnë qeverinë për rritjen e kostos së jetesës, sipas një sondazhi të ri.
Disa muaj para se Boris Johnson të jeptë dorëheqjen si kryeministër, përqindja e votuesve britanikë që mendonin se ai duhej të largohej nga partia ishte në nivele të ngjashme, midis 50% dhe 59%.
Vetëm 13% e të anketuarve besojnë se Truss ka të ngjarë të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përveç kësaj, 14% e të anketuarve besojnë se ministri i ri i financave do të përmirësojë gjendjen ekonomike të vendit.
35% thanë se nuk do të kishte asnjë ndryshim pas emërimit të Jeremy Hunt, ndërsa 27% thanë se kjo do të përkeqësonte situatën. 40% thanë se ishin të sigurt që opozita kishte një plan të mirë ekonomik afatgjatë, ndërsa 47% kishin pikëpamje të kundërt.
Megjithatë, vetëm 17% shprehën besim në planin ekonomik të konservatorëve, me 74% që thanë se dyshonin në efektivitetin e planit.