//

Atleti kosovar do të vrapojë nga Prishtina deri në Tiranë, Rama: Shprehje e dashurisë e respektit ndaj flamurit kombëtar

Atleti Erzen Zyberaj do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë “për ta nderuar Festën e Flamurit Kombëtar”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka uruar rrugëtim të mbarë.

“🏃‍♂️🇦🇱 Vrapim për Flamurin Kombëtar! 🏃‍♂️I urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar! Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar”, shkroi Rama.

“🏃‍♂️Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.