/

Konfiskohet një veturë në Ferizaj e cila kërkohej në nivel ndërkombëtar

Policia ka konfiskuar një veturë në Reçak të Ferizajt, e cila kërkohej në nivel ndërkombëtar.

I dyshuari ka thënë para policisë se veturën e kishte blerë në Francë me qëllim që ta shesë në Kosovë.

Rasti është duke u hetuar.

“Nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një veturë, e cila kërkohej në nivel ndërkombëtar. Sipas të dyshuarit, veturën e kishte blerë në Francë dhe e kishte blerë për qëllim të shitjes në R. Kosovës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.