“Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!” shkruan Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas thirrjeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për organizimin e një proteste për vdekjen e 32-vjeçarit, Laer Kurtit, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas shoqërimit nga policia e Tiranës.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se ata që prej 24 orësh po akuzojnë policinë për një vdekje për të cilën prokuroria ka folur qartë kërkojnë vetëm rrëmujë.
“Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!”, ka thënë Rama.
Më herë në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh për këtë çështje se duhet të presim konkluzionet e hetimeve. Ai akuzoi opozitën se këtë ngjarje duan ta lidhin me rastin e Klodian Rashës për të nxjerrë njerëzit në protesta.
Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!
— Edi Rama (@ediramaal) October 21, 2022